Pas kryeministrit Boris Jonson, edhe ministri i Shëndetësisë me koronavirus
Pas kryeministrit Boris Jonson një tjetër ministër i rëndësishëm në kabinetin e tij preket nga COVID-19. Ministri i Shëndetësisë në Britani e Madhe, Matt Hancock rezulton me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Twitter duke thënë se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetë izolim në shtëpisë e tij.
Following medical advice, I was advised to test for #Coronavirus.
I‘ve tested positive. Thankfully my symptoms are mild and I’m working from home & self-isolating.
Vital we follow the advice to protect our NHS & save lives#StayHomeSaveLives pic.twitter.com/TguWH6Blij
— Matt Hancock (@MattHancock) March 27, 2020