Pas kthimit nga Brukseli, Vuçiç “djeg” planin e BE: S’ka njohje, as formale e as informale

Qëndrimin e vërtetë e tregoi vetëm pas kthimit në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk ka ndërmend të firmosë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gjatë një interviste për televizionin publik serb, ai nënvizoi gjatë gjithë kohës bisedën e vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në gjuhën angleze, dhe se nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.

“Po e përsëris për të dhjetën herë. i kam thënë Macronit, Scholz-it dhe Lajçakut. Sa të jem president i republikës së Serbisë, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale apo joformale të Kosovës dhe as për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, tha Presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për shkelje të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti tha se deklaratat e Vuçiçit, të bëra më 28 Shkurt se Serbia nuk do të pranojë që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, përbëjnë shkelje të nenit 4 të propozimit evropian, që palët e pranuan gjatë rundit të dialogut të mbajtur të Hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?