Pas kthimit nga kampi i ferrit, SPAK merr në pyetje Floresha Rashën

Rikthimi i Floresha Rashës nga kampi i ferrit në Siri, pritet që të zbardhë shumë detaje. Mësohet se SPAK do të marrë në pyetje të riatdhesuarën Rasha. Përmes marrjes në pyetje, struktura e posaçme do të tentojë të mësojë emrat e personave që i kanë ndihmuar për të kaluar drejt Sirisë.

Kush është Floresha Rasha?

Ajo ndodhet në karrocë me rrota dhe është e veja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës , i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”. Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek ”Unaza e Re në Tiranë”, por shkoi të luftonte për ISIS më 16 janar 2013 dhe me vete mori edhe familjen.

Ai u nis nga Tirana për në Stamboll dhe më pas përfundoi si ushtar i Shtetit Islamik. Në vitin 2014 ai u ekzekutua me snajper. Pas kësaj ngjarjeje, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët.

Në vitin 2015, Shaban Rasha, babai i viktimës dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor në ngarkim të imamëve dhe besimtarëve të akuzuar për rekrutim të personave për vepra terroriste. Shabani u shpreh krenar për djalin e tij dhe faktin se kishte rënë në luftë.

Pas vrasjes së Diamantit, Floresha dyshohet se ka patur edhe dy fëmijë me kreun e luftëtarëve shqiptarë në ISIS, Lavdrim Muhaxheri, ndërsa një prej fëmijëve është vrarë gjithashtu në luftë.

SHKARKO APP