Pas Kuvendit vazhdojnë fyerjet në Facebook: Shkëlzen Berisha e quan Ballën kërriç

 

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar sot ndaj akuzave të sotme në Parlament të deputetit socialist Taulant Balla, i cili e “thumbon” vazhdimisht.

“Taulant une nuk kam asnje kale per ta cuar ne Suedi, eshte Rama ai qe duhet te ktheje kerricin e tij ne Librazhd. Ne lidhje me shpifjet e reja edhe njehere boll bere trimin ne parlament dhe dhjaksin ne gjykate duke shtyre pafund seancat”, – shkruante Shkëlezen Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ai vijonte më pas duke komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke thënë se “Kolegji Zgjedhor mbeshtet kerkesen e PD per rregjistrimin e kadidatit te saj duke rrezuar vendimin antiligjor te PS ne KQZ per te fituar Kurbinin pa kundershtar”.

SHKARKO APP