Pas lehtësimit të masave antiCovid, shqiptarët i drejtohen Greqisë. Ja dokumentacioni i kërkuar nëse udhëtoni

Lehtësimi i masave antiCovid, në pikën kufitare të Kakavijës ka shtuar edhe fluksin e lëvizjeve. Ditën e djeshme në këtë pikë kufitare u regjistruan rradhë të gjata automjetesh në pritje, ndërsa pala greke vazhdon me masa të shtrënguara anticovid dhe me numër të reduktuar sportelesh.

Ndërsa raportoi situatën nga pika kufitare e Kakavijës, ku është vendosur kuota prej 1500 personash në dalje, gazetarja Brikena Metaj tha për News24 se në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë 1088 persona.

Mësohet se dita e sotme ka nisur me fluks lëvizjesh, ndërsa pavarësisht se u dha njoftimi për lejimin e autobusëve, sërish janë regjistruar probleme me qarkullimin e tyre.

Sakaq, në një komunikim me palën shqiptare, nisur edhe nga temperaturat e larta të motit, ka patur një reagim nga pala greke duke shtuar një sportel më tepër. Sot, edhe pse ka fluks situata duket më e qetë, ndërsa nuk janë shënuar radhë.

Për të shmangur cdo problematikë në dalje, gazetarja Brikena Metaj sqaroi edhe një herë dokumentacionin që kërkohet në këtë pikë kufitare nga pala greke.

SHKARKO APP