Pas lejes së pallatit nga Bashkia mbin një “pronar” tjetër!

Historia e konfliktëve të pronave në Shqipëri nuk ka të sosur.  Ndodh që pasi një firmë apo grup personash blejnë tokën apo bashkëkoperojnë me ish-pronarin, merr lejen e ndërtimi nga bashkia konform ligjeve, shet hyrjet, hipotekohen dhe për çudi mbin një tjetër “pronar” që merr një pronë aty afër dhe mëqënëse nuk ka nga hyn (sepse e ka privatizuar me hile) shkon në gjykatë për të marrë leje që të kalojë nga shpia jote për tek shtëpia e tij!

Ku është përgjegjsia e shtetit? Si mundet një gjykatë pasi qytetarët janë pajisur me çertifikata pronësie nga shteti, sipas lejes së ndërtimit,etj t’i jap dikujt tjetër të drejtën që përdorë rrugën private, pra që ai tjetri të fusë makinat nga toka jote ose me saktë e krejt banorëve të një pallati?

Mjafton të lexoni një njoftim të shoqërie të njohur private ndërtimi, e cila njofton banorët e godinës e cila ka leje dhe është hipotekuar, se dikush tjetër po vjen t’ju marrë hyrjen e tyre nga kalojnë çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi shoqërisë ARSIRE-AL shpk:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju bëj me dije se prej disa muajsh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet një gjykim civil me Paditës: Bardhyle Qyteti etj, kundër Drita Ivanaj dhe shoqërisë “ARSIRE-AL” sh.p.k, me Objekt: krijimin e servitutit të kalimit në truallin e përbashkët të pallatit.

Të nderuar banorë të pallatit

Paditësit kanë blerë nga shteti Shqiptar, ndërtesat të cilat ndodhen në të majtë të hyrjes së pallatit e thonë se s’kanë dalje tjetër në rrugën Perlat Rexhepi, për këtë arsye kërkojnë të kalojnë me mjete motrike në oborrin e pallatit, madje dhe në pjesët çlodhëse e në lulishte. Duhet nenvijezuar qe paditesit ikane blere keto ndertesa pasmarrjes se lejes se ndertimit dhe ne perfundim te pallatit, per kete arsye pretendimet e tyre jane te pabazuara gjekundi.

Shoqëria, pjesën më të madhe të ndërtimit e ka transferuar nëpërmjet kontratave të sipërmarrjes e shitjes. Pjesë e sendeve të shituara është dhe pronësia në truallin e ndërtimit e sipërfaqet e vëna në shërbim të gjithë banorëve të pallatit. Jemi të gjithë bashkëpronarë të truallit e sigurisht shoqëria e Zj. Drita Ivanaj s’mund të përfaqësojnë të vetëm bashkëpronarët e truallit.

Në këto kushte shoqëria u bën me dije se gjithë banorët e pallatit duhet të vijnë në gjykim personalisht ose të përfaqësuar, pasi cënohet cilësia e jetës së të gjithëve në se Gjykata pranon padinë e paditësave.

Ju bëjmë me dije, gjithashtu, se ligjërisht e me përgjegjësi për shkak të ligjit do t’I kërkoj Gjykatës të thërrasë gjithë banorët e pallatit, pasi prona s’është vetëm e shoqërisë dhe e zj. Drita Ivanaj.

Duke çmuar e besuar se ne të gjithë do të mbrojmë bashkëpronësinë tonë e cilësinë e jetë sonë.

Ju bëj me dije se seanca vijuese gjyqësore është në datën 10 Prill ora 13 e 30 min. Gjyqtari I çështjes është z. Ervin Pollozhani, zyra në katin e katërt të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pra banorët ndodhen në ankthin se si do të vendosë gjykata, kur gjithça ka përfunduar dhe me dokumenta të dala nga zyrat e shtetit.

Edhe kështu ndodh në Shqipëri!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?