Pas marrjes në pyetje nga SPAK, pajtuesi i gjaqeve: Nuk e di ku është kufoma e Jan Prengës, situata e tensionuar

SPAK ka marrë në pyetje Nikoll Shullanin, pajtuesin e gjaqeve të përfshirë si negociator për lirimin e Jani Prenges pas pengmarrjes në Tiranë.

Nga Shkodra, Shullani tha se situata mes familjeve është e tensionuar dhe ende nuk dihet se ku është kufoma e Jan Prengës.

Shullani: Më ka bërë një pyetje ai hetuesi që më erdhi shumë çudi kur më tha: A e di se ty të besojnë njerëzit, ku është kufoma? I thashë po të di ku është kufoma të marr ty tani dhe shkojmë e gjejmë bashkë. Nuk e di ku është kufoma i thashë.

I pyetur nëse është kontaktuar nga familjarët gjatë kësaj periudhe ai u përgjigj:

Shullani: Absolutisht jo, me familjen Prenga nuk kam kontaktuar fare.

Por nga ana tjetër ai nuk mohoi përpjekjet e tij si negociator por pa rezultat.

Shullani: Jam përpjekur por pa rezultat. Gjendja është shumë e acaruar sepse u kanë vrarë vëllain.

Ndërkohë sot u raportua se është arrestuar autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës, Gentian Bleta.

Dyshohet se Gentian Bleta është arrestuar në Poloni për llogari të autoriteteve britanike.

Autoritetet britanike kanë komunikuar me autoritet shqiptare këtë të marte për sa i përket këtij arrestimi dhe Prokuroria e Posaçme po kryen verifikimet nëse personi i arrestuar është i njëjtë me personin e shpallur në kërkim.

Nga Interpol po verifikohet nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person pasi atij i janë zbuluar disa identitete. Në Shqipëri ai njihet si Martin Bleta ndërsa në Angli si Gentian Bleta.

49-vjeçari, Jan Prenga, u mor rrëmbye dhe më 17 janar 2020 dhe sipas policisë ndërroi jetë nga tortura rrugës teksa po çohej në Shijak, në restortin “Golden.

SHKARKO APP