Pas mësuesit pedofil, shitësi plak në pranga për abuzime me të mitur

Banorët e fshatit Kryekuq në Lushnje janë tronditur nga një tjetër denoncim i abuzimit me të mitur.

Në prangat e policisë ka rënë 66- vjeçari Selman Carciu, i cili akuzohet për veprime te turpshme me një vajzë vetëm 12 vjeçare.

Ka qenë nëna e të miturës që ka denoncuar 66 vjeçarin, pasi ka parë vetë ngjarjen e shëmtuar.

Mësohet se Carciu, që kishte një dyqan pranë shtëpisë të së miturës dhe përfitonte prej gjendjes së rënduar ekonomike të saj, duke e gënjyer me dhurata të vogla.

“Nga një kallëzim i dhënë dhe hetimet e kryera ky shtetas në një periudhë kohore prej 3 muajsh në banesën e tij ka kryer veprime të turpshme me natyrë seksuale me një të mitur” thuhet në njoftimin e policisë.

Pritet që dëshmia e të miturës në polici të hedhë më shumë dritë për ngjarjen e rëndë.

Banoret e shokuar

Ndërkohë edhe banoret e Kryekuqit shprehen të shokuar, ndërsa tregojnë se 66 vjecari nuk ka patur precedent të mëparshëm.

Por përballë rasteve të përsëritura të këtyre ngjarjeve të rënda, ata kërkojnë pranine e një psikologu ne shkollë. 

Mësohet se e mitura ishte në moshën 9 vjeçare dhe ishte banore e atij fshati.

SHKARKO APP