Pas nënkryetarit grek, Parlamenti edhe me nënkryetar çam?

 

Në rendin e ditës të seancës së nesërme parlamentare, Kuvendi bën të ditur se do të merret në shqyrtim edhe propozimi i grupit parlamentar të PDIU-së për zgjedhjen e një zëvendëskryetari të Kuvendit.

Nga burime konfidenciale mësohet se mazhoranca ka rënë dakord për zgjedhjen që nesër të një zv.kryetari të tretë të Parlamentit, por emri i tij mbahet ende i fshehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti interesant është se në këtë mënyrë, pas një nënkryetari grek sikurse është Z. Vangjel Dule, parlamentit do t’i shtohet edhe një kryetar çam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke parë historinë e genocidit çam por edhe përplasjet mes dy partive parlamentare, PBDNJ-së dhe PDIU-së, mbetet për t’u parë nëse një zgjedhje e tillë do të prodhojë apo jo konflikte të mëtejshme.

Përveç Vangjel Dules, nënkryetari i dytë i Parlamentit është demokrati Edmond Spaho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?