Pas një debati publik, Rama zbulon kush do ta drejtojë Xhaminë e Namazgjasë
Pas një debati publik se kush do të jetë kujdestari i Xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së inagurimit, tha se do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja. ”Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama. Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.