Pas një pezullimi 10-vjeçar, rihapen doktoraturat. Kriteret dhe përfituesit

Pas një pezullimi 10-vjeçar, në Shqipëri do të rihapen programet e doktoraturës. Niveli i ulët akademik, plagjiatura, si dhe dhënia pa kriter e këtyre titujve shkencorë, bëri që qeveria të bllokojë rritjen e pakantrolluar profesionale. Rektori Artan Hoxha beson se tashmë janë mekanizmat e duhur për verifikimin e materialeve nga kandidatët për doktorantë.

Procesi i doktoraturave po merr rrugë, kërkimi shkencor nuk po mbështetet me fondet e duhura, një rast për rektorin për ta theksuar këtë mangësi në sistemin Arsimit dhe Shkencës.

Lidhur me degët që rrezikojnë të mbylljen, rektori Hoxha bëri me dije se qeveria po përgatit një vendim i cili do të ketë si qëllim lehtësimin e pranimeve, por stimulimin financiar të studentëve që do të aplikojnë.

SHKARKO APP