Pas përplasjes së egër me Trumpin, Zelensky do të takohet me mbretin Charles

Mbreti Charles mirëpret sot Volodymyr Zelensky në rezidencën e tij në Sandringham , duke treguar qartë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës. Ftesa e mbretit për presidentin ukrainas erdhi një ditë pasi Donald Trump ndezi zemërim global duke qortuar Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas një raporti të mediave britanike , Charles e ftoi edhe presidentin amerikan për një vizitë shtetërore në Britani disa ditë më parë.

Takimi i mbretit Charles me Zelensky zhvillohet pas takimit të ngrohtë të këtij të fundit me Keir Starmer, i cili po pret edhe Samitin e Liderëve të BE-së për të trajtuar krizën në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizjet e dy liderëve britanikë tregojnë qartë se vendi i tyre e mbështet hapur Zelenskyn në përballjen e tij me Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i Charles për të pritur presidentin ukrainas në rezidencën e tij në Sandringham është akti më i hapur politik që ai ka bërë që nga ngjitja në fron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?