Pas personelit shëndetësor, testit serologjik do ti nënshtrohet policia
Pas personelit shëndetësor, testit serologjik do ti nënshtrohet edhe linja e dytë e riskut në përballjen me Covid-19, efektivët e policisë së shtetit.
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, tha për Rtv Ora se objektivi është të shtrihet edhe në popullatën e gjerë.
Tomini: Në mbi 2300 testime në personelin, vetëm 7% e tyre kanë rezultuar të përballur me Covid 19, kanë prezencë të antikorpeve. Pjesa tjetër nuk është përballur.Është fokusuar në dy grupe kryesore, personeli shëndetësor si linjë e parë dhe personeli i policisë së shtetit. Do të jetë ky grup i dytë i riskut për tu vlerësuar.Tendenca është për tu shtrirë edhe në popullatën e gjerë.Task-forca e ka vlerësuar një mundësi të tillë për të krijuar një kampion të caktuar.Është një datë e papërcaktuar.
Pas më shumë se 3 muaj përballje me pandeminë dhe 40 ditë izolimi total u duk se gjithçka mbaroi, por ditët e fundit ka një tendencë rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Tomini shkaqet i gjen te ulja e vigjilencës.
Tomini: Jemi në fazën e tretë të kësaj strategjie. Distancimi fizik nuk është respektuar. Është një humbje vigjilence jo vetëm te popullata por edhe te personeli shëndetësor. Mbajtja e maskës dhe dorezave si dhe higjienës personale duhet të ishte respektuar maksimalisht, duhet të kthehet në nivelet si në javët e para të epidemisë.
E pyetur nëse mund të kemi rishikim të masave nëse rastet e infeksionit rriten, Tomini tha se shpreson që mos të rikthehemi në fazat e mëparshme të shtrëngimit.