Pas protestës Bardhi shkon në selinë blu dhe thumbon Bashën: Gjykata të na japë vulën e partisë

Pas mbylljes së protestës që PD-ja me partitë aleate mbajti para Kryeministrisë, kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi nga selia blu, tha se tashmë nuk ka më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike. Po ashtu ai i bëri thirrje Gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.

“Nuk ka dyshim më dyshim se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD. Gjej rastin t’i bëj thirrje së pari Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD.

Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”,-tha Bardhi për mediat.

SHKARKO APP