Pas protestës me molotovë, opozita hesht në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Pas dhunës së dy ditëve më parë me molotovë, ku u rrezikua seriozisht edhe jeta e gazetarëve dhe efektivëve të policisë, opozita ka heshtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, asnjë nga këshilltarët e PL dhe ata të Rithemelimit nuk mori fjalën për të debatuar me kryebashkiakun Veliaj.

Protesta e së martës solli reagimin e të gjitha shoqatave të gazetarëve, të cilat në bllok dënuan opozitën për aktet e dhunës dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë nxjerrjen para ligjit të autorëve që hodhën molotovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?