Pas protestës, Noka: Kupola e Policisë së Shtetit festë me uiski e vodka

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka denoncuar sjelljen skandaloze të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Deputeti Noka u shpreh se i kishin lënë 1 orë jashtë pa asnjë shpjegim dhe kur janë futur në katin e 2-të të Policisë së Tiranës, kanë gjetur kupolën e policisë duke pirë uiski e vodka.

“Jemi dëshmitarë se si u sollën e gjithë kupola e policisë, duke lënë 1 orë deputetët këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menduam se kishin punë, por pasi u futëm brenda në katin e dytë, çfarë gjetëm?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kupola e policisë, drejtori, nëndrejtori i policisë, drejtori i policisë së Tiranës, ishin shtruar si një tufë derrash me uiski e vodka”, tha për media deputeti Flamur Noka.

Pak momente më herët, deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj tha shkurt për mikrofonin e Ora News, se prisnin të zhvillonin një takim me drejtorin e policisë.

AlibeajDo kërkojmë takim me drejtorin e policisë. Numri i të shoqëruarve, arrestuarve, arsyet. 

Deri më tani, nuk ka urdhër-arreste por vetëm shoqërimeve. Përveç në Tiranë, protestues të opozitës po shoqërohen edhe në rrethe.

Prej dy orësh, agjentët e krimeve kanë verifikuar emrat e personave që kanë kryer veprime të dhunshme në protestë. Disa prej tyre janë shoqëruar që në momentin kur kanë qenë në spital, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ende nuk ka urdhër-arreste të lëshuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?