Pas Ramës, Ilir Meta i “heq veshin” edhe Erion Veliajt

 

Ilir Meta tregoi edhe ne keshillin bashkiak  të Tiranës se pa LSI  partia socialiste është e bllokuar.Dhe jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha bashkitë e vendit. Për dy orë me rradhë, Erion Veliajt iu desh të negociojë me anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI. Aleatët i erdhën në mbledhje të vendosur për të votuar kundër projektit të parkingjeve me pagesë. Mbledhja filloi në orën 19;00, atëherë kur përfaqësuesit e Ilir Metës në parlamentin e qytetit u qetësuan. Shezai Rrrokaj tha se në ato dy orë, Erion Veliajt iu kërkuan disa informacione shtesë për projektin dhe u kërkuan disa ndryshime. Tarifim zero për rezidentët dhe heqjen e të drejtës së kryetarit për shtimin e zonave për parkim kanë qenë dy kërkesat e LSI. Ndërkohë që të majtët negocionin mes tyre, përfaqësuesit e PD pritën në sallë. Në fund, Erion Veliaj iu bind LSI. Në rast të kundërt, nuk siguronte dot votat, për një projekt që e ka mbështetur fort.

 Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Meta ka dhënë një tjetër provë force. Kreu i LSI tregoi se është ende i pakënaqur dhe një kafe në mëngjes me Edi Ramën nuk mjafton për ndryshimet në Qeveri. 

Meta po kundërgodet nga pak e përditë, por pa e prishur "keshtjellën" e përbashkët. Nëse Edi Rama luan për tu ikur marrëveshjeve, shprehen analistët, atëhere LSI do të minojë "keshtjellën" e sajuar dhe do krijojnë një kala tjetër. Ka informacione të besueshme se Meta do të zëvëndësojë edhe dy ministra të LSI, duke kërkuar edhe futjen e Shpetim Idrizit si ministër. Kjo forcon LSI-PDIU në mazhorancë, duke e bërë PS-në të mos bëzajë shumë, derisa nuk po ndryshon ministrat e saj.

SHKARKO APP