Pas Ramës, Kryemadhi kërcënon Metën: Le të vijë të garojë për kryetar të LSI dhe e shohim kush fiton
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë prononcimeve për media në protestë komentoi dhe kërkesën e PS-së për shkarkimin e Presidentit.
Kryetarja e LSI-së u shpreh se nëse Presidenti do të kthehet të LSI-ja duhet të provojnë në garë se kush do të jetë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Jam shumë e lumtur nëse zoti Meta do t’i rikthehej jetës së tij normale. Megjithatë, unë di të them se në karrierat e secilit nga ne, asnjëri nuk ka ndikuar te tjetri, secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij me uljet dhe ngritjet, pavarësisht të dy kemi marrë kosto, por jo benefite. Do të doja të vinte të kandidonte, të hynim në një garë të vërtetë dhe të shikonim se kush do të fitonte”, tha Kryemadhi.
Pyetje: Znj, Kryemadhi, çfarë do të bëjë z. Meta pasi të shkarkohet si President?
Kryemadhi: Mund të pyesni z. Meta. Unë jam shumë e lumtur nëse z. Meta do ti kthehej jetës së tij normale, megjithatë di të them që në karrierën e secilit nga ne, qoftë timen, apo qoftë të z. Meta asnjëri nga ne nuk ka ndikuar. Secili ka pasur këndvështrimin e tij, secili ka pasur karrierën e tij, me uljet dhe ngritjet, pavarësisht se të dy bashkë i kemi marrë kostot njëri – tjetrit por asnjëri nuk i ka marrë benefitet.
Pyetje: A do ishit e gatshme ti lëshonit postin si kryetare e LSI-së?
Kryemadhi: Ajo që do të doja është që të vinte dhe të hynte në një garë të vërtetë për të parë se kush do të fitonte.
Pyetje: ZNJ. Kryemadhi mendoni që lufta mes jush si opozitë dhe z. Rama janë zbehur për shkak se gjithë fjalimet e z. Rama janë drejtuar presidentit Meta?
Kryemadhi: Z. Rama ka një problem shumë të madhe personal, megjithatë unë them që njerëzit makthet e tyre që nga rinia e vet e deri tashmë në vitet e fundit të karrierës politike nuk zgjidhen duke sharë por duke dhënë alternativa. Po të jetë për të sharë, sigurisht që në fjalorin shqiptar ka sharje pa fund. Por mendoj që zgjedhja për ti dhënë bukë shqiptarëve, punë shqiptarëve, drejtësi shqiptarëve, nuk është sharja, por është alternativa dhe sot ne kemi në shesh me qindra mijëra shqiptarë në Shqipërinë më të rrudhur sepse ajo që më bën përshtypje është pjesëmarrja e madhe e vajzave dhe grave dhe kjo tregon se çdo gjë është në rrugën e duhur. Gjithë këto njerëz sot nuk dalin as për Lulin, as për Monën, as për fallxhoren, as për Saliun e as për Ilirin. Ata dalin sepse duan punë, duan siguri, taksa të ulëta, arsim, zhvillim e shëndetësi falas. Të gjithë këto premtime që ua premtoi shqiptarëve i ka kthyer mbrapsht. Shqiptarët kanë dalë sepse janë lodhur nga tranzicioni dhe këtij tranziocioni do t’i japin fund.
KOHA JONË SONDAZH

