Pas rihetimit për vrasjen e Aleks Nikës, flet djali i Faik Myrtajt: Kësaj çështjeje do t’i shkojmë deri në fund
Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 20211, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjera në këtë protestë që të kërkojnë drejtësi për të ndjerit e tyre. Një prej tyre është edhe Ranato Myrtaj, i biri i Faik Myrtaj i cili mbeti i vrarë nga garda e Republikës gjatë protestave të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011. Renato kërkon që çështja e babait të tij t’i kalojë SPAK-ut për të rinuar hetimet dhe vendosur drejtësi.
“Për dy personat që është hapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe mesa kam marrë vesh ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës si dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Ne thjeshtë kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Akoma skemi marrë përgjigje. Pres që ëështjen ta marrë SPAK. Kjo është shpresa ime. Edhe gjykata speciale nuk është krijuar koma. Por kësaj çështje do i shkohet deri në fund. Është cështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështje do ti shkohet deri ne fund. E kam thënë edhe më parë themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini besim të gjithë që kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund,” tha Renato Murtaj.