Pas seancës së tensionuar parlamentare, opozita mblidhet sërish në selinë e PD-së
Menjëherë pas seancës së tensionuar të Kuvendit, grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur në selinë e PD-së.
Nuk është shumë e qartë se çfarë do të diskutohet, por është e sigurtë që do të përgatitet një reagim edhe më i gjerë i opozitës në lidhje me qëndrimt e qeverisë por në mënyrë të veçantë të kryeministrit Rama.
Ndërkaq, pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit e cila do të marrë masën e përjashtimit të tre deputetëve demokratë: Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

