Pas sekuestrimit të pasurisë, Ylli Ndroqi nxjerr në rrugë dy superbishat (VIDEO)
Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjete sociale. Në shkrimin që e ka shoqëruar edhe me video, tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë. ”Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”.