Pas SHBA-së, Gledis Nano vizitë zyrtare në Athinë: Rrisim forcën parandaluese të krimeve ndërkufitare

Pas vizitës në SHBA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është duke zhvilluar një tjetër vizitë pune, këtë herë në Athinë. Nano u prit në një takim miqësor nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas.

Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve.

Nga të dy drejtorët u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, si edhe shkëmbimit të informacionit, por edhe të realizimit të trajnimeve të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njofimit, Nano ka theksuar se Policia shqiptare është e mirorientuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?