Pas sherrit banal “plas” thika! 25-vjeçari plagoset në Tiranë
Një 25 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri banal me një tjetër shtetas, i identifikuar me inicialet E.K.
25 vjeçari me inicialet S.Gj është goditur me thikë dhe ka mbetur i plagosur. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën ‘Frosina Plaku’.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konfkikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S.Gj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.
KOHA JONË SONDAZH

