Pas sherrit djali qëllon me thikë dy prindërit, kapet në spital
25-vjeçari Hajri Neziri, pas një sherri banal me prindërit, i ka qëlluar këta me fundit me thikë, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit në lagjen Nr. 1, ndërsa e pranishme në momentin e sherrit ka qenë edhe bashkëjetuesja e të riut.
I riu fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64-vjeç më pas i ka qëlluar me thikë. Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Pasi plagosi prindërit është larguar nga banesa me shpejtësi së bashku me bashkëjetuesen duke u fshehur, por pas rreth një ore ai është arrestuar në Tiranë.
Hajriu është paraqitur i lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. I riu që plagosi prindërit në spital është shoqëruar nga bashkëjetuesja e tij.
Të moshuarit ndodhen në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit në familje që solli plagosjen e prindërve nga djali.
KOHA JONË SONDAZH

