Pas sherrit me armë në klasë, arrestohen dy gjimnazistë, edhe një vajzë

 

isur nga një konflikt i regjistruar 3 ditë më parë në shkollën “Vasil Shanto”, policia ka mundur të parandalojë  një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar dy nxënës, të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “moskallëzim krimi”, si dhe ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë. Operacioni çoi në pranga shtetasit G.F. 16 vjeç dhe M.B. 17 vjeçe, i pari i lindur në Lezhë por banues në Tiranë, ndërsa e dyta lindur e banuese në kryeqytet. 17-vjeçarja akuzohet edhe për “moskallëzim krimi” veç “armëmbajtjes pa leje”.

Po procedohet në gjendje të lirë shtetasi A.H., 16 vjeç, lindur e banues në kryeqytet, i akuzuar për “moskallëzim krimi”.  Arrestimet kanë ardhur pas ngjarjes së datës 1 dhjetor, kur shtetasi me inicialet E.F., nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja”, shkoi në mbështetje të disa shokëve të tij, të cilët po konfliktoheshin me disa persona pranë “Vasil Shantos”. 16-vjeçari A.H. është përfshirë në konflikt duke gjuajtur me grushta njërin prej personave të palës tjetër. Shtetasi G.F., i frikësuar prej kësaj situate ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit ku ka mundur të sigurojë një pistoletë “Ekol”, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat që kishte goditur. Por, gjatë mësimit, ai ia ka dhënë pistoletën shoqes së shkollës, M.B., për ta mbajtur në çantë.

 

Veprimet policore thuhet se janë kryer në prani të psikologes së shkollës dhe një tjetër punonjëseje sociale nga Policia, dy avokatëve dhe në prani të familjarëve.

SHKARKO APP