Pas sherrit në telefon me burrin, 41-vjeçarja i jep fund jetës, amaneti: Më varrosni në…

Një tjetër grua i jep fund jetën me fostoksinë. Shpresa Krëku, 41-vjeçarja nga fshati Bilçë në Berat, u vetëhelmua mëngjesin e së mërkurës, pas një sherri me bashkëshortin e saj. Ajo kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.

Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët. “Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj ku e gjeti në gjendje kritike. Ajo ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj. Ky është rasti i dytë i helmimit me fostoksinë në vetëm pak ditë.

Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë po shtohet çdo ditë e më shumë. Duhet që qeveria të marrë masat e duhura, që gratë e këtij vendi të mos vrasin veten, të mos dorëzohen përpara një burri.

SHKARKO APP