Pas sherrit, shqiptari vret bashkëkombasin e tij në Zvicër

Një shqiptar nga Kosova është qëlluar për vdekje me thikë nga një bashkëkombës i tij dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku dhe dyshohet se krimi është kryer pas një zënke.

Siç raporton medium zviceran 20min.ch, viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere.

Swiss Digital Desktop Reklama

28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër. Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe duke bërë që mos t’ i mbijetojë plagëve të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?