Pas shirave, Tirana i rikthehet normalitetit. Punonjësit e Bashkisë në terren (FOTO)

Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasira të mëdha brenda një kohe të shkurtër.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Sikurse mund ta shihni edhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

Edhe zona pranë ”Pallatit me Shigjeta” situata paraqitet e qetë dhe nën kontrollin e punonjësve të Bashkisë.

SHKARKO APP