Pas shiut del dielli/Parashikimi i motit, e shtunë 29 shkurt 2020
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 16ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 06ºC.