Pas shtimit të rasteve me Covid-19, Lushnja i nënshtrohet dezinfektimit

Në qytetin e Lushnjes, autoritetet kanë raportuar për një shtim të rasteve me Covid-19. Qytetarët nuk zbatojnë protokollin për respektimin e distancimin fizik, vendosjen e maskave dhe shmangien e grumbullimeve masive. Në këto kushte pushtetit vendor ka nisur dezinfektimin e ambienteve publike kryesisht parqet e qytetit ku grumbullohen pensionistët. Edhe zyrat e shërbimeve si ato të administratës, poliklinika, spitale e te tjera.

Zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Gazment Cela shprehet se puna është ndërtuar me grafik për të dezinfektuar të gjitha lagjet e qytetit.

“Duke filluar nga dita e sotme kemi hartuar një grafik pune për dezinfektimin e qytetit, e sidomos ku ka shumë popullsi, më e pakta duhet të kalohet çdo tre ditë. Sot kemi ambientet publike e sidomos lulishtet që dalin pensionistët”.

SHKARKO APP