Pas shumë muajsh, nënat takojnë fëmijët në shkollën e riedukimit në Kavajë

Pandemia e Covid-19 ndryshoi jetën e të gjithëve. Takimet në institucionet e vuajtjes së dënimit u anulluan, dhe pas shumë mujash, 1 qershori mundësoi edhe takimin mes prindërve dhe fëmijëve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar pamje, ku mes të tjerave ka pasur edhe një sërë organizimesh si koncerte apo luajtje të një skene teatrale.

Avokatët kanë ngritur kërkesën që të lirohen masat anti-covid edhe në burgje dhe për t’i rikthyer takimet mes familjarëve dhe personave që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Kjo kërkesë vjen pas përmirësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë, ku nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja që përkon me heqjen e maskës në ambientet e jashtme dhe zgjatjen e orës policore

SHKARKO APP