Pas SKY ECC, Balla flet edhe për dy aplikacione të tjera që përdorin grupet kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur edhe për dy aplikacione të tjera që përdorin grupet kriminale, pas SKY ECC dhe Enchro Chat.

Balla u shpreh se Europol po administron informacionin nga këto dy shërbime dhe në janar do të shkojë në Agjencinë e Zbatimin e Ligjit për këto aplikacione të reja.

“Do të informoheni edhe për dy shërbime të tjera, për të cilat do të bashkërendojmë me Europol në javët në vijim.

Do të jem në një vizitë në Europol në janar për dy aplikacione të tjera, për të cilat Europol është duke administruar informacionin e duhur. Formulari do të përsëritet për dy aplikacione të reja. Procesi i vetëpastrimit ecën përpara. Kush e ka ndarë mendjen të punojë ndershmërisht në shërbim të qytetarëve të ligjit do të vazhdojë të jetë pjesë e policisë së shtetit. Kush i ka shërbyer me gradat dhe me uniformat e policisë së shtetit interesave të krimit të organizuar në këtë vend duhet të largohet dhe të përballet me drejtësisë”, tha Balla në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP