Pas sulmeve ne Paris Italia forcon sigurine ne gjithe territorin

Kryeministri italian Matteo Renzi po ndjek gjatë kësaj nate ngjarjet e rënda në Paris në selinë e kryeinistrisë italiane, Palazzo Chigi.

 

Në një komunikatë zyrtare Kreu i qeverisë italiane ka deklaruar se “Italia qan viktimat e Parisit e i bashkohet dhimbjes së vëllezërve francez. Europa e goditur në zemër të saj do të dij të reagoj ndaj barbarisë.”

Kryeminnistri italian Matteo Renzi është në kontakt kostat me të gjitha qeveritë e vendeve aleate për t’i ardhur në ndihmë në këtë moment të vështirë popullit francez e Presidentit Hollande.

Presidenti i Republikës Italiane Serxhio Mattarella në mesazhin dërguar gjatë natës Presidentit Francez Francois Hollande është shprehur se “Pak muaj nga tragjedia e 7 janarit, terrorrizmi ka hapur përsëri një plagë të thellë në zemër të Francës, të lirisë e demokracisë. Italia e italianët në këto orë të errrëta i gjënden pranë familjeve të viktimave, të plagosurve të shumtë dhe gjithë popullit francez, viktimë e këtij tërbimi të verbër e vrasës të terrorizmit.”

Ndërkohë minstri i brendshëm italian Anxhelino Alfano ka thirrur në një mbledhje urgjente në mëngjesin e së shtunës Komitetin Kombëtar të rendit e sigurisë publike e cila do të drejtohet ekskluzivisht nga kryeminstri Renzi.

Ministri i Brendshën ka deklauar se pas ngjarjeve të rënda në Paris janë shtuar masat e sigurisë në të gjithë Italinë sidomos në zonat e konsideruar në rrezik të lartë. Janë forcuar kontrollet në rrugët lidhëse mes Francës, Romës e Milanos.

“Antiterrorizmi italian është në kontakt konstan me kolegët francezë, ka deklaruar Alfano, me qëllimi informimi ndërhyrjeje paraprake.”

SHKARKO APP