Pas sulmit, Sali Berisha nuk ndryshon truprojet. Ja pse nuk mbrohet dot nga Garda

Sulmi fizik ndaj Sali berishës, ka bërë që të rriten masat e sigurisë për kreun e opozitës Sali Berisha.

Berisha është shfaqur në publik, ku ka marrë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga FRPD-ja me rastin e 8 dhjetorit, “Ditës Kombëtare të Rinisë”.

Por ai është parë sot me të njëjtat forca sigurie që ka pasur ditën që është goditur nga 31-vjeçari. Për shkak të problemit të vulës, që ende e ka Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk mund të mbulohet nga Garda e Republikës.

SHKARKO APP