Pas takimit me Ballën, dekanët shfaqen në mbledhjen e Ramës (FOTO)
Para pak ditësh qarkulloi në media një foto e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me dy dekanë të Universitetit të Tiranës. Në foto shihej Balla i cili ishte takuar diku në kryeqytet me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kulen dhe Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxhën.
Sot dy Dekanët janë shfaqur bashkë në takimin që Rama kishte organizuar me studentët, për të prezantuar projektin për kampusin e ri universitar në Tiranë.
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u denoncua pak ditë më parë nga studentët për kërcënime, me të rinjtë që publikuan një video ku ai thoshte se “nuk mbaron me kaq”, ndaj duhet të ktheheshin në mësim.
Dje studentët e Ekonomikut kërkuan dorëheqjen e Dekanit të Fakultetit pasi nuk ishte mbajtur qëndrim etik për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në ambientet e universitetit.
KOHA JONË SONDAZH



