Pas tërmetit, ashensorët do kontrollohen
Tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit solli edhe njëherë në vëmendjen tonë problemet me ashensorët. Me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ashensorët ekzistues do t’i nënshtrohen ekzaminimit. Procesi do të zgjasë 15 muaj dhe përfundon më 31 dhjetor të 2020.
“Me tërmëtin ashensori i këtij pallati pësoi dëmtime por kompania mirëmbajtëse e rregulloi për 5 orë”, tha Vishensk Brati, administrator pallati. “Kontrolli i ashensorëve është një gjë shumë e mirë, pasi është për sigurinë tonë, ashtu siç kemi nevojë të shkojmë tek mjeku, edhe ashensori do mirëmbajtur. Fqinjët e mi ngecën në ashensor”, thotë një zotëri.
“U bllokua dhe u detyruan t’i shqyenin dyert, që të dilnin”, tha ai. Në gjithë vendin janë me mijëra pallatë që janë të pajisur me ashensorë. Vetëm në Tiranë, janë rreth 1500 ndërtesa me ashensorë, nga të cilat gati 950 administrohen nga administratorë të cilët kontraktojnë firma private për mirëmbajtjen e tyre.