Pas tërmetit, dy qytete në rrezik nga një tjetër fenomen natyror
Tirana ditët e fundit është dominuar nga fenomene të pazakonta natyrore. Ditën e djeshme u trondit bashkë me shumë qytete të tjera të vendit, nga lëkundje të forta tërmeti.
Lëkundjet ishin të fuqishme, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, e për pasojë në shumë zona të vendit pati pasoja materiale me çarje muresh e dëmtime banesash.
Po ashtu, më herët Tirana u përball edhe me përmbytje nga reshjet intensive, edhe pse në muajin qershor.
Një ditë pas tërmetit, Instituti i Gjeoshkencave IGJEUM paralajmëron se nga sot është riaktivizuar rreziku nga zjarret. Qarqet më të rrezikuara janë Tirana dhe Fieri, dhe kjo si shkak i rritjes së temperaturave. Pjesa tjetër e vendit nuk është parashikuar të rrezikohet nga kërcënimi prej zjarreve.
KOHA JONË SONDAZH

