Pas tërmetit, përmbytje në disa qytete
Moti i keq që ka pushtuar vendin, ka shkaktuar përmbytje në disa qytete. Situata nga reshjet e shiut në Vlorë për ditën e hënë raportohet e qetë, në këto momente reshje shiu nuk ka, edhe fuqia e detit ka rënë, dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë kane mbërritur në portin e Vlorës.
Prefektura e Vlorës ka monitoruar dhe prurjet e lumit Vjosë i cili ka pas prurje të shumta, por nuk përbën rrezik për përmbytje. Niveli i Vjosës është 5.20 në këto momente dhe nëqoftëse do të këtë rritje deri në 7-8 m atëherë Vjosa del nga shtrati dhe përmbytet toka dhe banesa.
Edhe në Bulqizë moti i keq ka shkaktuar jo pak probleme. Reshjet e dendura të shoqëruara me erë të fortë gjatë natës ka sjellë ndërprerje në disa fshatra të njësive administrative. Në njësinë Zerqan,Fushë-Bulqizë dhe Gjoricë, janë dëmtuar linjat e tensionit. Po punohet për riparimin e linjës ku pritet të rikthehet energjia. Nuk rraportohet për momentin për ndonjë përmbytje.
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit Vjosa nga shtrati në urën e Mifolit. Kështu nga mbrëmja e djeshme e deri tani, niveli është rritur me 2.5 m. Në një situatë të tillë priten ende prurje, por sipas kreut të njësisë administrative Kanan nuk paraqitet rrezikshmëri në banesa, pasi në zonën e Memaliajt prirjet janë në rënie.