Pas tërmetit, qyteti i Laçit duket si i bombarduar (Video)

Bashkia e Kurbinit ishte nga më të goditurat prej tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Qyteti i Laçit pësoi dëme të shumta. Shumë godina u shembën vetë, të tjera janë shembur nga IKMT. Këto pamje nga sipër tregojnë qytetin e rrënuar.

“Shemben pallatet e ndërtuarA me “punë vullnetare” në Laç, ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale, të gjitha familjet e mbetura pa strehë – të cilat do të qëndrojnë në banesa me qera, deri në dhurimin e apartamenteve të reja”, shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar edhe videon.

SHKARKO APP