Pas tërmetit të tmerrshëm, aeroporti i Rinasit vijon punën normalisht
Në një kohë kur Shqipëria po përjeton momente paniku pas tërmetit 6.3 ballë që goditi vendin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet vijojnë normalisht.
Raportohet se pas një evakuimi që u bë për pasagjerët në momentin e rënies së tërmetit, gjendja është normalizuar.
“Udhëtarët janë të qetë. Shpresojmë në sa më pak dëmtime dhe urojmë jetën e çdo shqiptari. #solidaritet”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Aeroportit.
Ndërkohë në një njoftim të dytë, TIA bën me dije se; “Aeroporti vijon operimet normalisht. Në këtë moment të brishtë për njerëzit dhe vendin, çdo lajm i pasaktë, është në dëm të gjithkujt që i ka sytë nga Shqipëria. Bëjmë thirrje për saktësi informacioni dhe mbi gjithçka për solidaritet me njëri-tjetrin.
#solidaritet #tia”, thuhet në njoftim.