Vrasja e 23 vjeçares/Pas Tiranës nisin protesta në qytetet e tjera të vendit

Vrasja e 23-vjeçares nga Fieri, Sabrina Bengaj, ka tronditur mbarë opinionin publik. Për të kërkuar drejtësi për këtë ngjarje të rëndë do të marshojnë qytetarët në qytetet e vendit në shenjë proteste.

Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

SHKARKO APP