Pas Tiranës, protesta paralele dhe në universitetet e rretheve

Në një kohë kur studentët e Universiteteve publike në Tiranë kanë rinisur sot protestat, të njëjtën lëvizje kanë bërë edhe kolegët e tyre në rrethe.

Kështu, pas bojkotit disa javor një grup studentësh të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë organizuar për vazhdimin e protestës.

Ndërkohë, në protestë janë ngritur edhe studentë të Universitetit ‘Fan Noli’ në Korçë. Studentet e fakultetit të Ekonomisë u grumbulluan tek korpusi universitar. Pavarësisht temperaturave të ulëta, studentët shprehen të vendosur për vijimin e kauzës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do t’ju kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. La përpjekje për të përçare protestën dhe për të blerë studentët, por shumica e studenteve janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet”, pohuan studentët.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2233303733579860/?notif_id=1546790870008712&notif_t=live_video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?