Pas Topit, dorëhiqen edhe 18 anëtarë të FRD-së në Tiranë

Pas vendimit të ish-presidentit Bamir Topi për t’u larguar nga posti i Frymës së Re, 18 anëtarë të degës së FRD në Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Vendimi i Topit erdhi pak orë pasi Fryma e Re Demokratike u zyrtarizua si pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim” dhe pas marrëveshjes mes Sali Shehut dhe Lulzim Bashës në selinë blu. Anëtarët e strukturave të larta të kësaj parti kanë marrë këtë vendim pak ditë pas dorëheqjes së kreut Bamir Topi.

Në një letër drejtuar anëtarësisë, Topi i njofton ata për largimin nga ky post. ”Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Mësohet se marrëveshja mes PD-së dhe FRD-së u arrit nga nënkryetari Sali Shehu. Arsyet e largimit janë ende të panjohura. Vetë Shehu pas finalizimit të marrëveshjes, tha në një deklaratë për mediat se ka FRD-ja ka kërkuar të përfaqësohet në këtë koalicion pasi aspiron për fitore peblishitare.

”Propozimin do ta diskutojmë me partinë. Kemi kërkuar të jemi të përfaqësuar në këtë koalicion që aspiron për një fitore plebishitare, që e meritojnë shqiptarët. Gjërat në detaje do i konsumojmë rast pas rasti”,-tha Shehu.

SHKARKO APP