Pas urdhërit të Ramës, Policia dërgon të moshuarit në shtëpi (VIDEO)

Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama që “pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë”. pikërisht kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku në një video publikuar nga vetë Rama, janë të shumtë efektivët e policisë që informojnë dhe u kërkojnë pensionistëve në rrugë të shkojnë menjëherë brenda. Në shërbim të pensionistëve janë vënë shumë struktura që nga bashkitë, prefektura, policia, posta dhe urgjenca kombëtare në mënyrë që çdo shërbim ndaj tyre ushqimin, medikamentet, pensionin dhe vizitat mjekësore t’u ofrohen në shtëpitë e tyre dhe për çdo gjë të kontaktojnë në numrin e telefonit që u është dhënë në mënyrë që të mos dalin deri sa e gjithë situata në vend nga koronavirusi t’i jetë kthyer normalitetit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/201245004645505/

SHKARKO APP