Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studentët e mjekësisë të vendosur: Jemi gati të mbushim sheshet

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme për studentët e mjekësisë, ata kanë dalë sot në një deklaratë për media.

Ata u shprehën se nëse e drejta e tyre cenonehet, do të ketë sërish protesta. Sipas studentëve, do të ishte e drejtë që të dëgjoheshin të gjitha palët, ndërsa janë në pritje të vendimit të arsyetuar.

Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cenohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

SHKARKO APP