Pas vendimit të gjykatës pro Berishës reagon Enkelejd Alibeaj: Vendim skandal i gjykatës!
Sot gjykata e Tiranës dha vendimin e saj duke njohur si të ligjshëm Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021 të PD, pra të asaj që njihet Kuvendi i Berishës. Indirekt rrëzohet vendimi i Kuvendit të datës 18 dhjetor 2021 ose siç njihet Kuvendi i Lulzim Bashës.
Pra komisioni i Rithemelimit të PD ka të drejtën e marrjes së zyrave, siglës dhe fondeve të PD.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të emëruar nga Gazmend Bardhi, deputetit Enkel Alibeaj. Ai e ka quajtur skandal vendimi e gjykatës.
“Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur. Ne do të ushtrojmë ankim. Një vendim edhe kur zbardhet, edhe kur nuk zbardhet ke të drejtë të paraqesësh ankim. Ju e dini mirë që vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet në instancë finale. Kjo është situata, e thjeshtë në aspektin juridik për çdo pikëpyetje që ka. Ky vendim i sotëm është i ekzekutueshëm apo jo? Kjo është pyetja. Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit. Të presim Apelin. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin. E vërtetë është një gjë, bëmë kërkesë për të gjithë palët dhe po ju sqaroj që nëse është një vendim që prek interesat tona, e drejta e ankimit është e drejtë. Çdokush ka të drejtë të ankimojë, kaq e thjeshtë është”, tha Alibeaj.
Alibeaj, sqaroi se do të bëjmë apelim në gjykatën e apelit në Tiranë ndaj këtij vendimi, duke mos pranuar ta njohë.
Bile ai vazhdoi duke kërcënuar gjyqtarin.
“Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.
Ai se ka autorizuar një kallëzim penal ndaj gjyqtarit për shpërdorim detyre.
Me sa shikohet dorëheqja e Bashës mbetet pjesë e një loje për ta shkatërruar plotësisht PD dhe për ti krijuar komoditet qeverisës, Edi Ramës.
Ndërkohë gjykata e Tiranës ka dalë me një njoftim ku thotë se ishte vendim për të regjistruar Kuvendin e ligjshëm të PD dhe se palët mund ta ankimojnë në apel.
KOHA JONË SONDAZH

