Pas vizitës në Tiranë, kryetari i Prishtinës preket nga Covid-19
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është prekur nga Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije në facebook, ku shkruan se për momentin nuk ka simptoma, ndërsa shton se është izoluar në shtëpinë e tij.
”Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”.
Dy ditë më parë, Përparim Rama zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku edhe u takua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.