Pas Vlorës, RENEA dhe FNSH në Durrës. Kontrollohen lokalet e “të fortëve” të qytetit
Të hënën në darkë, Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Burimet për mediat njofotjnë se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lul Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës.
Mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit./ Panorama/