Pas vrasjes së Gjergj Gjonajt arrestohen tre shokët e tij, autori i lirë

 

Tre shqiptarë janë arrestuar në Monza të  Italisë, nën akuzë për vjedhje.

Tre të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të shtetasit, Gjergj Gjonaj, 22-vjeç nga Puka, që u vra nga pensionisti Francesco Sicignano në Vaprio d'Adda, më 20 tetor, ndërkohë që pensionisti që kreu vrasjen është i lirë.

Për rastin në fjalë vijojnë hetimet, të cilat pritet të zbardhin nëse të arrestuarit kanë qenë në vilën e Sicignano-s natën e vrasjes së Gjonit. Ata akuzohen për gjashtë raste vjedhjesh të kryera nga 8-16 nëntor.

Arrestimi i tyre ka ardhur pas përgjimit të telefonatave të kryera në numrin e Gjonajt dhe janë vënë në pranga në një lokal në Canonica d'Adda, një zonë fqinjë me provincën ku ndodhi vrasja.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetet e tre shqiptarëve të arrestuar. Ata akuzohen për vjedhje në Milano, Bergamasca, Mozzo, Boltiere, Curno, Fara d'Adda dhe Pontirolo.

SHKARKO APP