Pas vrasjes së Mehmet Qemës, policia kontrolle në zonën e ”5 Majit”

Pas vrasjes së të riut Mehmet Qema mbrëmjen e 10 majit, në zonë e “5 Majit” janë zhvilluar kontrolle. Në një banesë të marrë me qira janë konstatuar pajisje kompjuterike, 2 grirëse kanabisi dhe municion luftarak. Gjithashtu në këtë banesë u kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në pranga kanë rënë K.P dhe E.Z, ku ky i fundit sipas policisë duke qenë faturues i energjisë elektrike dhe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP